Turqia zotohet për mbështetje të sovranitetit të BiH

05/09/2008

ANKARA, Turqi -- Presidenti Abdullah Gul u zotua për mbështetjen e vendit të tij për sovranitetin e Bosnje dhe Herzegovinës (BiH), unitetin dhe integritetin territorial, raportoi media të enjten (4 shtator). Të mërkurën, Gul u takua me kryetarin e presidencës së BiH, Haris Silajxhiç i cili është në Turqi për një vizitë zyrtare. Në një konferencë të përbashkët shtypi më pas, Gul theksoi se Turqia është anëtare me ndikim e bordit drejtues të Këshillit për Zbatimin e Paqes, organizmi ndërkombëtar i ngarkuar me zbatimin e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit për BiH. Ai përshëndeti si "zhvilime shumë të rëndësishme" marrëveshjen e partneritetit nënshkruar midis BiH dhe BE në qershor dhe dialogun e intensifikuar me NATO pas samitit të prillit në Bukuresht. (Anadolu news agency, Millyet, Vatan, Zaman, Hurriyet - 04/09/08)