Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Zyrtarët maqedonas vizitojnë Brukselin për bisedimet e hyrjes në BE

04/09/2008

SHKUP, Maqedoni -- Një delegacion i nivelit të lartë maqedonas po viziton Brukselin të enjten (4 shtator) për të shtyrë për një datë për fillimin e negociatave të pranimit në BE, raportoi media lokale. Nënkryeministri për çështjet evropiane Ivica Boçevski dhe ministri i jashtëm Antonio Milososki janë caktuar të takohen me komisionerin për zgjerimin e BE Olli Rehn dhe presidentin e Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso. "Ne kemi arritur përparim dhe shkojmë në Bruksel të mbrojmë qëndrimin tonë dhe të këmbëngulim në marrjen e një date," i tha Boçevski një konference shtypi të mërkurën.

Të martën, Boçevski ndoqi një ceremoni që shënonte kompletimin e një projekti të BE për të ndihmuar ministrinë e jashtme në ngritjen e një qendre kombëtare informacioni të vizave, duke synuar për një regjim pa viza me BE në 2009. Projekti i ndihmës teknike parashikon lidhjen e 45 misioneve diplomatike maqedonase, gjashtë pikave të mëdha të kalimit kufitar dhe dy aeroporteve me qendrën e vizave nëpërmjet një sistemi IT interneti.

Në lajme të tjera, i dërguari i posaçëm i OKB-së Matthew Nimetz ka ftuar negociatorët nga Maqedonia dhe Greqia në një raund të ri bisedimesh në mosmarrëveshjen e gjatë për emrin midis të dy vendeve. Nimetz ka në plan të takohet me ta në Nju Jork në 11 shtator. (MIA, Makfax, MRT, Vecer, ERT, ANA-MPA, Express, A1 - 03/09/08)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes