02/09/2008
BEOGRAD, Serbi -- Presidenti Boris Tadiç do të kryesojë një delegacion të rangut të lartë në Bruksel të mërkurën (3 shtator) për bisedime me zyrtarët e lartë të BE lidhur me procesin e integrimit të Serbisë. Delegacioni do të përfshijë kryeministrin Mirko Cvetkoviç, nënkryeministrin Bozhidar Gjeliç dhe ministrin e jashtëm Vuk Jeremiç. Ata do të takohen me presidentin e Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso, shefin e politikës së jashtme të BE Havier Solana dhe komisionerin e zgjerimit të BE Olli Rehn. Vëzhguesit presin që parlamenti serb të mblidhet shpejt për të ratifikuar marrëveshjen e stabilizimit dhe shoqërimit (SAA) me BE. Ndon;se Serbia e nënshkroi SAA në prill, trazira politike në parlament ka zvarritur ratifikimin me muaj. (Tanjug, B92, AFP -01/09/08)