Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Serbia do të hetojë kriminelët e luftës të dyshuar të Luftës së Dytë Botërore

01/09/2008

BEOGRAD, Serbi -- Prokurorët e krimeve të luftës të vendit kanë mbledhur të dhëna të mjafta për të nisur një hetim për Peter Egner, një ish oficer i Gestapos që jeton në Shtetet e Bashkuara i cili dyshohet se vrau mijra civilë gjatë Luftës së Dytë Botërore. "Në bashkëpunim me Zyrën e departamentit të shtetit për Krimet e Luftës dhe ambasadën e SHBA në Beograd, ne kemi gjetur mjaft informacion për të përligjur një hetim," tha të shtunën (30 gusht) Bruno Vekariç, zëdhënës për zyrën e prokurorit për krimet e luftës. Zyra ka nisur një mocion me gjykatën e qarkut të Beogradit për të filluar një hetim mbi Egner me dyshimin për kryerje të genocidit dhe krime të tjera të luftës. Prokurorët thonë se si oficer i Gestapos në 1941 dhe 1942, Egner ngriti dhe punoi në disa kampe përqëndrimi në Beograd dhe ka marrë pjesë në ekzekutimet e çifutëve dhe civilëve të tjerë, përfshirë gra e fëmijë. Media serbe sugjeron se ai ishte përgjegjës për vdekjen e rreth 17,000 civilëve. (Kathimerini - 31/08/08; B92, AFP, AP - 30/08/08)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes