Rrëzimi i aeroplanit Cessna vret katër vetë në Maqedoni

29/08/2008

SHKUP, Maqedoni -- Një aeroplan i vogël u rrëzua të enjten (28 gusht) në Maqedoninë e jugut duke vrarë pilotin dhe tre pasagjerë në bord. Cessna goditi një makinë të parkuar më pak se 100 metra nga një kishë jashtë qytetit të Ohrit, ku rreth 3,000 vetë po ndiqnin një shërbesë. (Makfax, A1, MIA, AFP, AP, Beta, B92, Xinhua - 28/08/08)