29/08/2008
BEOGRAD, Serbi -- Zyra e prokurorisë e krimeve të luftës e vendit po bashkëpunon dendur me Norvegjinë e Suedinë lidhur me raste të krimeve të luftës kundër serbëve në Bosnje gjatë viteve 1990, tha të enjten (28 gusht) zëdhënësi Bruno Vekariç. Bashkëpunimi mbulon hetimet ndaj krimeve të luftës kryer kundër civilëve serbë në një kamp burgimi në Dretelj, Bosnja jugore në 1992, tha Vekariç. Ai shtoi se bashkëpunimi me autoritetet norvegjeze nisi në mars 2007 kur filloi një hetim kundër Mirsad Repak, tani shtetas norvegjez. Akuzuar me kryerje të krimeve të luftës kundër të burgosurve serbë në Dretelj, gjyqi i tij u hap të mërkurën në Norvegji. (Beta, B92, Tanjug - 28/08/08)