Sllovenia mohon pretendimet boshnjake për politikën pro-serbe

29/08/2008

LJUBLJANË, Slloveni -- Ministria e jashtme mohoi të enjten (28 gusht) pretendimet nga Partia kryesore e Veprimit Demokratik (SDA) e Bosnje dhe Herzegovinës se ka "ftohur" marrëdhëniet me Sarajevën për shkak të Serbisë. SDA akuzoi së fundmi qeverinë sllovene për "pjesëmarrjen në orvatjet për të gjymtuar Bosnje dhe Herzegovinën". Partia i bazoi pretendimet e saj në takimet e fundit midis kryeministrit të Republika Srpska (RS) Milorad Dodik dhe homologut slloven Janez Jansa si dhe midis ministrit të brendshëm slloven Dragutin Mate dhe homologut të tij të RS, Stanislav Kadjo. SDA tha se se këto takime qenë provë e qartë se Sllovenia "është pro-serbe". Në deklaratën e vet, ministria sllovene mohoi me vrull këto pretendime duke shtuar se gjatë presidencës së fundit të BE, Sllovenia mbështeti procesin integrues evrropian të BiH. (B92, RTRS, Dnevni Avaz, RTV Slovenija - 28/08/08)