Kreu turk qipriot synon të zgjidhë çështjen e Qipros këtë vit

29/08/2008

ANKARA, Turqi -- Kreu turk qipriot Mehmet Ali Talat vizitoi të enjten (28 gusht) Ankaranë dhe tha se ai synon të zgjidhë çështjen e Qipros deri nga fundi i vitit. Talat u takua me presidentin turk Abdullah Gul për të përcaktuar një strategji për negociatat me bashkësinë greke qipriote, që janë caktuar të nisin në 3 shtator. "Ne mendojmë se një zgjidhje është e mundshme në këtë kuadër të shkurtër kohor," i tha Talat një konference shtypi bashkë me Gul. Nga ana e tij, Gul përsëriti mbështjen e Turqisë për procesin e ribashkimit paqësor dhe qipriotët turq. "Është e drejtë të vazhdohet statusi garantues [i Turqisë] dhe ne këmbëngulim për këtë," tha Gul. "Jo vetëm Turqia por gjithashtu Greqia është një garantues mbi ishullin. Kjo është një marrëveshje ndërkombëtare," shtoi ai. (Hurriyet, Anadolu news agency, SKAI, In.news, ANA-MPA - 28/08/08)