Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Shqiptarët dhe serbët përleshen në qytetin e ndarë të Mitrovicës

28/08/2008

PRISHTINË, Kosovë -- Grupe shqiptarësh e serbësh u përleshën të mërkurën (27 korrik) në pjesën veriore të Mitrovicës, raportoi media të enjten. Përleshjet ndodhën në një lagje të banuar si nga shqiptarë dhe serbë. Media serbe raportoi se katër serbë morën plagë dhe makinat e parkuara pranë pësuan dëme. Policia e UNMIK dhe e Kosovës ka ndalur trafikun nëpër urën kryesore që lidh jugun dhe pjesën veriore të qytetit të mbizotëruar nga serbët.

Në lajme të tjera të mërkurën, zëdhënësi i UNMIK Aleksander Ivanko i tha një konference shtypi në Prishtinë se UNMIK nuk ka qenë në gjendje të vendosë marrëveshje apo zgjidhje që nga 15 qershori. Më së shumti, tha Ivanko, roli i misionit është të lehtësojë dialogun midis Beogradit e Prishtinës.

Gjithashtu të mërkurën presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi u konsultuan rreth kandidatëve për të shërbyer si ambasadorë në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Francë dhe Belgjikë. Kosova do të hapë gjithashtu ambasada në Gjermani, Itali, Austri, Zvicër, Turqi e Shqipëri. Qeveria ka në plan të caktojë rreth 25 milion euro për të blerë prona për ambasadat dhe zyrat e ndërlidhjes. (Telegrafi, Kohavision, Top Channel, RTK, B92, TV 21 - 27/08/08)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes