Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Rusia do të vazhdojë të mbështesë Serbinë për çështjen e Kosovës, thotë ambasadori

28/08/2008

BEOGRAD, Serbi -- Ambasdori rus në Beograd Aleksander Konuzin këmbënguli të mërkurën (27 gusht) se njohja e Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë nuk do të dobësonte qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës. Ai tha se Rusia do të vazhdonte të mbështeste qëndrimin e Beogradit. "Përsa i përket Kosovës, nuk besoj se ka ndryshuar gjë," tha ai. "Sipas rezolutës 1244 të këshillit të Sigurimit të OKB-së, ky territor është një territor i Serbisë dhe shkëputja e tij e dhunshme nga pjesa tjetër e vendit është e papranueshme," tha Konuzin, duke shtuar se Kosova ka dhënë një shembull duke shpallur njëanshmërisht pavarësinë.

Të martën, Rusia njohu dy rajonet që kërkojnë shkëputje në Gjeorgji, javë pas një ndërhyrjeje në përgjigje të përpjekjeve të Tbilisit për të ushtruar kontroll ndaj territoreve. Integriteti territorial ka qenë një gur themeli i argumentit të Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës.

Në lajme të tjera, ambasadori rus në Tiranë, Aleksander Prishçepov mohoi raportet e medias të mërkurën në të cilat Moska akuzoi Shqipërinë për shitjen e armëve Gjeorgjisë në 2006. "Rusia...kishte përmendur një sërë vendesh që i shitën armë Gjeorgjisë, dhe ajo nuk sheh ndonjë të keqe në këtë masë; përndryshe do të kishim ndërmarrë veprim diplomatik," tha ai. (Tanjug, RTS, B92, Alsat, Klan, BalkanWeb - 27/08/08)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes