27/08/2008
NIKOSIA, Qipro -- Këshilltarët e krerëve të dy komuniteteve në ishullin e ndarë do të takohen të mërkurën (27 gusht) për të diskutuar detajet e mbetura përpara bisedimeve të drejtpërdrejta mbi ribashkimin. Presidenti grek qipriot Demetris Kristofias dhe kreu turk qipriot Mehmet Ali Talat takohen në 3 shtator. (Phileleftheros- 27/08/08; Zaman - 26/08/08)