Kryetari i parlamentit maqedonas viziton Tarkulovskin në Hagë

27/08/2008

HAGË, Hollandë -- Kryetari i parlamentrit maqedonas Trajko Veljanovski vizitoi të martën (26 gusht) kriminelin e dënuar të luftës Johan Tarkulovski, në njësinë e burgimit të Sheveningenit. Ai është i vetmi maqedonas i burgosur nga gjykata e Hagës për krimet e luftës. Ish oficeri i sigurimit mori një dënim 12 vjet në korrik për rolin e tij në vrasjen në 2001 të shqiptarëve etnikë në fshatin Ljuboten. Veljanovski e siguroi atë për mbështetjen e vazhdueshme të Maqedonisë në apelimin e dënimit. (Vecer - 27/08/08; Netpress, MIA - 26/08/08)