27/08/2008
TIRANË, Shqipëri -- Kryeministri Sali Berisha mohoi të martën (26 gusht) pretendimet e Moskës se Shqipëria furnizoi Gjeorgjinë me armë të përdorura në konfliktin e fundit me Rusinë. "Gjeorgjia ka pasur armët e veta dhe ushtrinë e vet, e cila pësoi një [akt] agresioni. Unë nuk çuditem nga akuza e cila është një vazhdim i qëndrimit të Moskës ndaj shqiptarëve," tha Berisha. (Top Channel, Balkan Web, TVSH - 26/08/08)