Senatorët rumunë autorizojnë dy hetime korrupsioni të nivelit të lartë

27/08/2008

BUKURESHT, Rumani -- Senati dha dritën e gjelbërt të martën (26 gusht) për hetimet e korrupsionit kundër ministrit të punës Paul Pakuraru dhe ish ministrit të ekonomisë Kodrut Seres. Ky i fundit ndeshet me akuza të spiunazhit e tradhëtisë, rrjedhur nga procesi i privatizimit si edhe me dhënien e dyshuar të informacionit të fshehtë komercial lidhur me shitjen e kompanive shtetërore. Pakuraru ndeshet me akuza të rrushfetit dhe shpërdorimit të detyrës. Prokurorët thonë se një kompani e zotëruar nga i biri i tij fitoi një kontratë me një kompani shteërore në këmbim të mbajtjes së një zyrtari të lartë në postin e tij në inspektoratin e punës Gorlj. Të dy zyrarët kanë mohuar çdo keqbërje. (AP, Agerpres, Adevarul - 26/08/08)