27/08/2008
ANKARA, Turqi-- Së paku 16 rebelë kurdë u vranë në përleshjet midis forcave të sigurisë dhe anëtarëve të Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në qytetin Mutki të krahinës lindore Bitlis, të martën (26 gusht). Zyrtarët lokalë thonë se 14 rebelë u vranë në një betejë me ushtarët turq ndërsa forcat e sigurisë vranë dy të tjerë në një përleshje më vete në qytetin Mardin. U vranë gjithashtu pesë roje. (Reuters, Hurriyet, Milliyet, AP, Anadolu news agency, CNN Turk - 26/08/08)