27/08/2008
HAGË, Hollandë -- Gjykata e krimeve të luftës e OKB-së të martën (26 gusht) shtyu gjyqin e kreut të Partisë Radikale Serbe, Vojislav Sheshelj deri sa dhoma e apelit të vendosë mbi një mocion të prokurorisë. Prokurorët ngulmojnë se Sheshelj, i cili ka kërkuar të drejtën për të kryer mbrojtjen e vet, duhet të ketë një avokat zyrtar që ta përfaqësojë. Sheshelj përsëriti të hënën se në qoftë se ndodh kjo, ai nuk do të marrë pjesë në gjyq. Prokurori Darryl Mandis tha të martën se gjyqi nuk mund të vazhdojë deri "sa t'i përgjigjet pyetjes së trembjes së dëshmitarëve dhe deri sa të zgjidhet çështja e një mbrojtësi". Shtyrja ndodhi megjithë vendimin e mëparshëm nga gjykata për të mos vonuar procedimin, i cili duhej të vazhdonte të martën. (Beta, B92, RTS - 26/08/08)