Karaxhiç do që gjykata e Hagës të anullojë gjykimin e tij

27/08/2008

HAGË, Hollandë -- Në një thirrje botuar të martën (26 gusht) ish kreu serb boshnjak Radovan Karaxhiç kërkoi që gjykata e krimeve të luftës e Hagës të anullojë gjyqin e tij për shkak të shkeljeve proceduriale, kërcënimeve dhe parregullsive. Ai pretendon se prezumimi i pafajësisë është kthyer në një "farsë" sepse media ka "demonizuar" personalitetin e tij. "Nuk ka asnjë person në botë që beson se unë mund të lirohem," tha Karaxhiç. Shumica e gjykatësve në gjykatë janë nga vende anëtare të NATO-s, shtoi ai, duke vënë në dukje se asnjë nuk përfaqëson një vend sllav. Dalja tjetër e caktuar e tij në gjykatë është të premten. (AFP, AP, Tanjug, B92, RTS - 26/08/08)