19/08/2008
SHKUP, Maqedoni -- Presidenti Branko Crvenkovski dhe kryeministri Nikola Gruevski u takuan të martën (19 gusht), para vizitës së ardhshme të të dërguarit të OKB-së në debatin e emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë, Mathju Nimetz. Ai pritet në Shkup këtë javë në një përpjekje tjetër për të përshpejtuar zgjidhjen e debatit dypalësh. Përfaqësuesit e të dyja vendeve u takuan së fundmi javën e kaluar në Nju Jork. (Vecer, Netpress, Makfax, Utrinski Vesnik - 19/08/08)