15/08/2008
SOFJE, Bullgari -- Prodhuesit e qumështit të enjten (14 gusht) pezulluan përkohësisht protestat mbasi ministria e bujqësisë premtoi të paguajë -- pjesërisht -- subvencionet e zgjatura të tyre. Fermerët në të gjithë vendin kanë organizuar protesta me javë të tëra duke kërkuar subvencionin për një vit të tërë për qumështin e freskët që prodhojnë. Prodhuesit e qumështit kanë vuajtur humbje që kur Komisioni Evropian vendosi të bllokojë 800 milion euro subvencione. (BTA, Darik, Netinfo - 14/08/08)