Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Zyrtarët e Kosovës shprehen se Mitrovica nuk mund të modelohet sipas Brcko

12/08/2008

PRISHTINË, Kosovë -- Zyrtarët dhe analistët refuzuan të hënën (11 gusht) një sugjerim se modeli i Brcko nga Bosnja-Hercegovina mund të zbatohet në veriun e Kosovës. Qeveria thotë se një përpjekje e tillë mund të destabilizojë Kosovën, ndërsa zyra e presidentit u shpreh se çdo propozim që bie ndesh me planin e ish të dërguarit të OKB-së Marti Ahtisari është i papranueshëm. Ish-dërguari i posaçëm i BE-së për Kosovën Volfgang Petritsch sugjeroi në një intervistë të hënën për BBC se modeli i Brcko mund të përdoret në Kosovë për të zgjidhur përkohësisht çështjen e Mitrovicës.

Në lajmet e tjera të së hënës, UNMIK lajmëroi planet për të ulur numrin e punonjësve me rreth 70%, ose rreth 1,400 njerëz, si pjesë e ristrukturimit të pranisë ndërkombëtare në Kosovë. Sidoqoftë zëdhënësi i UNMIK theksoi se personeli në pjesën veriore të Kosovës, e populluar kryesisht nga serbët nuk do të shkurtohet, pasi kjo kërkon diskutim më vete në Nju Jork.

Po ashtu të hënën, ministri i jashtëm serb Vuk Jeremiç u shpreh se Malajzia ka vendosur të pezullojë përkohësisht procesin e njohjes së pavarësisë të Kosovës. Lajmërimi pasoi një vizitë të Jeremiç të bërë në Kuala Lumpur. Ai udhëtoi më pas në Singapor. (Koha Ditore, Kosovalive, Zeri, Lajm, Express, Politika - 12/08/08; RTK, Kohavizion, Beta, B92, Tanjug, Studio B - 11/08/08)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes