Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Gjyqi Ergenekon do të fillojë në 20 tetor në Turqi

27/07/2008

ANKARA, Turqi -- Seanca e parë në gjyqin Ergenekon do të mbahet në 20 tetor, Gjykata Penale e Lartë e Stambollit vendosi të premten (25 korrik). Tetëdhjetë e gjashtë njerëz janë akuzuar për krijimin e organizatës terroriste të armatosur me qëllim përmbysjen e qeverisë. Sipas padisë prej 2,500 faqesh të bërë publike të premten, grupi planifikoi një seri vrasjesh të nivelit të lartë me objektiva që përfshinin fituesin e Çmimit Nobël Orhan Pamuk dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Jasar Bujukanit.

Në lajmet e tjera, ushtria lajmëroi të dielën për fillimin e sulmeve ajërore të reja të shtunën kundër bazave terroriste të dyshuara të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në veriun e Irakut. Dymbëdhjetë objektiva në malin e Kandil u bombarduan mbas mesnatës, u tha në deklaratë. Të premten, një minë e shpërthyer nga PKK vrau tre ushtarë turq në provincën e Sirnak, afër me kufirin turk me Sirinë. (AFP, DPA, AP, Hurriyet, Reuters - 27/07/08; Hurriyet, Milliyet, Dogan news agency, Cumhuriyet, Vatan, Radikal - 26/07/08; AP, Turkish press, Reuters, Anadolu news agency, CNN Turk, AFP, Xinhua - 25/07/08)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes