Qeveria shqiptare miraton projekt-ligjin mbi pasaportat biometrike

24/07/2008

TIRANË, Shqipëri -- Qeveria miratoi një projekt-ligj të mërkurën (23 korrik) që lejon kompaninë Sagem Securite të prodhojë kartat e ID elektronike dhe pasaportat biometrike. Masa shkon në parlament për miratim. Kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje opozitës të mbështesë projektin që ka për qëllim rritjen e standardeve të zgjedhjeve të shtatorit 2009. (Shekulli - 24/07/08; Panorama, Gazeta 55, BalkanWeb - 23/07/08)