Kryetarja e parlamentit të Shqipërisë i përgjigjet kritikës së SHBA, OSBE

24/07/2008

TIRANË, Shqipëri -- Një "keqkuptim administrativ" shkaktoi përzënien javën e kaluar të diplomatëve të Shteteve të Bashkuara dhe të OSBE nga një sesion i parlamentit, thotë kryetarja Jozefina Topalli. Të mërkurën (23 korrik) ajo i shkroi si ambasadës së SHBA dhe përfaqësimit të OSBE duke i siguruar ata se të tilla kekuptime nuk do të ndodhin më. Ambasadori i SHBA John Withers kishte shprehur shqetësime. Rojet e parlamentit penguan diplomatët nga pjesëmarrja në paraqitjen nga kryeprokurorja Ina Rama të një raporti vjetor. (Shekulli - 24/07/08; VOA, BalkanWeb, Top Channel - 23/07/08)