Përplasja e anijes së pasagjerëve plagos tre vetë në Greqi

24/07/2008

ATHINË, Greqi -- Dy anije pasagjerësh u përplasën pranë portit të ishullit Andros të mërkurën (23 korrik) duke plagosur tre vetë, tha ministria e marinës tregtare. Super Ferry II që udhëtonte nga porti i Rafinës për në ishullin Andros, Tinos dhe Mykonos, goditi anijen e ankoruar Theologos gjatë manovrave për akostim. Dy burra dhe një grua patën nevojë për trajtim mjekësor.

Në lajme të tjera, autoritetet evakuan qindra banorë lokalë dhe punëtorë fabrike e të bizneseve të mërkurën, pasi një zjarr ju qas rrethinave veriore Krioneri, të Athinës. Zjarri shpërtheu në pyjet me pisha të Varibobit dhe u përhap me shpejtësi duke i detyruar autoritetet të pezullojnë trenat për në veri, nga Athina. Ato mbyllën gjithashtu një seksion të udhëshpejtës kryesore të Greqisë. Një tjetër zjarr pylli ende shkreton ishullin e Rodosit. Policia arrestoi dy të moshuar për zjarrvënien pa qëllim, sipas raporteve të medias lokale. (ERT, ANA-MPA, Kathimerini, Naftemporiki, AP, Reuters, CNN - 23/07/08)