24/07/2008
NIKOSIA, Qipro -- Përpara bisedimeve të tij të premten (25 korrik) me presidentin qipriot Demetris Kristofias, kreu turk qipriot Mehmet Ali Talat parashikoi se bisedimet tërësore të ribashkimit do të fillojnë në shtator. Në një intervistë të mërkurën me CNN Turk, ai theksoi rëndësinë e barazisë politike me qipriotët grekë në të gjitha institucionet. Talat tha se disa çështje janë të panegociueshme për palën turke qipriote: pranimi i Turqisë si garant, barazia politike dhe një shtet bi-zonal me dy shtete përbërës, por ai shtoi se "ne jemi gati të negociojmë çdo gjë tjetër." (Hurriyet, CNN Turk, Zaman, Turkish Press, Xinhua, AP, International Herald Tribune, In.news, ANA-MPA - 23/07/08)