24/07/2008
ATHINË, Greqi -- Ministrja e jashtme Dora Bakojanis përcolli një mesazh të ri të mërkurën (23 korrik) për qeverinë maqedonase rreth kërkesës së saj të fundit për njohjen e një pakice maqedonase në Greqi. "Ballkani nuk ka nevojë më për tensione nacionaliste po për një vizion modern evropian," tha ajo pas takimit me homologun kroat Gordan Jandrokoviç i cili po viziton Athinën. Greqia do të vazhdojë fushatën e saj ndërkombëtare mbi mosmarrëveshjen për emrin dhe do të marrë pjesë në mënyrë konstruktive më bisedimet me Maqedoninë nën patronazhin e OKB-së, shtoi Bakojanis. "Vendimi 100% varet nga qëndrimi i udhëheqjes maqedonase," vuri në dukje Bakojanis duke e përshkruar Kroacinë si një "shembull të maturisë" ndërsa shkon përpara me integrimin në BE. (ERT, ANA-MPA, Express, Kathimerini - 23/07/08)