Turqia nxit për vendin e përkohshëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

24/07/2008

NJU JORK, Shtetet e Bashkuara -- Ministri i jashtëm turk Ali Babaçan rriti përpjekjet e vendit të për të siguruar një vend të përkohshëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për 2009-2010, duke mbajtur një seri bisedimesh me të dërguarit e OKB-së, raportoi media turke të mërkurën (23 korrik). Të martën vonë, Babaçan u takua me përfaqësuesit e më shumë se 100 vendeve në një pritje në Nju Jork, duke kërkuar mbështetjen e tyre. Ai bisedoi me grupin latin amerikan dhe të Karaibeve, Vendet në Zhvillim dhe me Srgjan Kerim, president i sesionit të 62-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Ai do të takojë gjithashtu përfaqësues të Bashkimit Afrikan, Lidhjes Arabe dhe Organizatës së Konferencës Islamike. Turqia është një nga tre kandidatët që përpiqet për dy vendet e caktuara për Evropën Perëndimore dhe Grupin e të Tjerëve. Pretendentë të tjerë janë Islanda dhe Austria. Zgjedhjet janë caktuar për në tetor. (Zaman, Sabah, Turkish press - 23/07/08)