24/07/2008
ANKARA, Turqi -- Avionët luftarakë bombarduan të mërkurën vonë (23 korrik) 13 objektiva që i takonin Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në Irakun e veriut. Sipas një deklarimi në uebasajtin e ushtrisë të enjten, aeroplanët goditën "strukturat" e PKK në rajonin Zab pranë kufirit Turqi-Irak. Ai thoshte operacioni kundër PKK vazhdon. Grupi përdor Irakun e veriut si një bazë për të sulmuar trupat turke në zonën kufitare. Turqia, bazuar në inteligjencën nga Shtetet e Bashkuara, nisi të rritë veprimin ushtarak kundër PKK në dhjetor. (Hurriyet, AP, Reuters, AFP - 24/07/08)