Fillojnë në Beograd bisedimet mbi revizionimin e statusit të UNMIK-ut në Kosovë

24/07/2008

BEOGRAD, Serbi -- Shefi i UNMIK Lamberto Zanier dhe përfaqësues të qeverisë serbe ranë dakord të mërkurën (23 korrik) të nisin bisedime mbi rikonfigurimin e UNMIK. Në një takim me ministrin e jashtëm serb Vuk Jeremiç dhe ministrin për Kosovën Goran Bogdanoviç, Zanier konfirmoi se UNMIK do të vazhdojë të punojë neutralisht dhe në përputhje të plotë me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit. Ai vuri në dukje gjithashtu se objektivi më i rëndësishëm është të mbahet paqja dhe stabiliteti në rajon.

Jeremiç dhe Bogdanoviç përsëritën qëndrimin e Serbisë se çdo rikonfigurim kërkon konfirmimin nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, duke kërkuar mbikqyrjen e të drejtave të pakicës serbe në Kosovë dhe ruajtjen e integritetit territorial e të sovranitetit të Serbisë. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-mun po punon për të transferuar shumicën e pushteteve të UNMIK tek EULEX, misioni i ri i kryesuar nga BE në Kosovë. Si pjesë e kësaj përpjekje, UNMIK njoftoi të mërkurën planet se do fillojë të ndërpresë lëshimin e pasaportave muajin tjetër. (Koha ditore, Zeri, Lajm, RTS, BalkanWeb, RIA Novosti, Blic - 24/07/08; RTK, Kohavision, Telegrafi - 23/07/08)