23/07/2008
BRUKSEL, Belgjikë -- Komisioni Evropian (KE) shtyu të martën (22 korrik) përgjigjen e tij të pritur ndaj një letre nga kryeministri maqedonas Nikola Gruevski. Ai ja kishte dërguar atë presidentit të KE Hoze Manuel Barroso javën e fundit, duke i kërkuar KE të shtynte Greqinë për të njohur pakicën maqedonase në territorin e vet dhe të ndihmonte për të zgjidhur çështjen e refugjatëve maqedonas atje. KE thuhet se do disa javë për të shqyrtuar letrën nga pikëpamja teknike dhe politike. (Sitel, Makfax - 22/07/08)