22/07/2008
SOFJE, Bullgari -- Një komision i posaçëm do të hetojë shkakun e një zjarri të hënën ( 21 korrik) në një tren që udhëtonte nga Plovdivi në Sofje, njoftoi kompania shtetërore e hekurudhave BDZ. Flakët detyruan evakuimin e e rreth 260 pasagjerëve dhe ekuipazhit të trenit. Hekurudha nuk raportoi viktima. Në shkurt, një zjarr treni vrau nëntë vetë dhe plagosi disa të tjerë. (BTA, Focus, Dnevnik, Mediapool, BTV, BNR - 21/07/08)