22/07/2008
NIKOSIA, Qipro -- Qiproja ngriti një protestë në OKB të hënën (21 korrik) mbi një seri shkeljesh të hapësirës ajrore të vendit nga avionët luftarakë të Turqisë gjatë ceremonive përkujtimore të së dielës që shënonin mbërritjen e trupave turke në pjesën veriore të ishullit. Katër avionë turq F-5 u ngritën nga aeroporti i Lefkoniko në pjesën e veriut të ishullit të ndarë dhe fluturuan mbi zonat e kontrolluara nga Qipro, sipas ministrisë së mbrojtjes. Incidenti ndodhi ditë përpara një takimi vendimtar midis presidentit qipriot Demetris Kristofias dhe kreut turk qipriot Mehmet Ali Talat të caktuar për të premten. (CNA, ANA-MPA, Phileleftheros, Naftemporiki - 21/07/08)