22/07/2008
ZAGREB, Kroaci -- Presidenti Stipe Mesiç u takua të dielën (20 korrik) me Miroslav Lajçak, përfaqësues i lartë dhe përfaqësues i posaçëm i BE në Bosnjë dhe Herzegovinë (BiH). Zëdhënësja e Mesiç, Daniela Barishiç njoftoi pas takimit me dyer të mbyllura në qytetin Savodrija se të dy zyrtarët diskutuan situatën në BiH dhe paralajmëruan për rrezikun që përbëjnë prirjet e mundshme të dizintegrimit atje. Barishiç tha se Mesiç dhe Lajçak ranë dakord se komuniteti ndërkombëtar duhet të përtërijë interesimin e tij në BiH dhe se negociatat duhet të zgjidhin të gjitha çështjet e hapura midis Kroacisë dhe BiH. (B92, Makfax, Tanjug - 21/07/08; HINA - 20/07/08)