Rumunët do të pajisen me pasaporta biometrike duke filluar nga 2009

20/07/2008

BUKURESHT, Rumani -- Rumunët do të pajisen me pasaporta biometrike duke filluar nga 1 janari 2009, lajmëroi të premten (18 korrik) presidenti Trajan Bësesku. Pasaportat e reja do të përfshijnë shenjat e gishtave dhe një foto e skanuar e zotëruesit. Në kuadër të detyrimeve si një shtet anëtar i BE-së, Rumania duhej të fuste pasaportat biometrike në janar të 2007 por nuk ja arriti të përmbushte afatin kohor. Do të jenë tre lloje të dokumenteve të reja të identitetit -- të thjeshta, diplomatike dhe biznes. (Adevarul - 19/07/08, Mediafax, Rompres - 18/07/08)