Shqipëria kërkon fonde nga NATO dhe BE për të shkatërruar municionet e vjetëra

20/07/2008

TIRANË, Shqipëri -- Shqipëria kërkoi të premten (18 korrik) ndihmë financiare nga shtetet anëtare të BE-së dhe NATO-s për të shkatërruar 100,000 ton armë dhe municione të vjetruara që vënë në rrezik popullsinë. Ministria e mbrojtjes së Shqipërisë do të ketë nevojë për 33 milion euro për të shkatërruar armë dhe municione në 25 depo magazinimi, i tha ministri i mbrojtjes Gazmend Oketa ambasadorëve të vendeve të NATO-s në Tiranë. Oketa parashikoi se procesi mund të përfundojë në vitin 2015. Një seri shpërthimesh në një depo municionesh në Gërdec në 15 mars vranë 29 dhe plagosën 300 të tjerë. (Makfax, A1 - 18/07/08)