20/07/2008
ZAGREB, Kroaci -- Kroaci mohoi të premten (18 korrik) pretendimet e gjykatës së Hagës se po pengon gjyqin kundër gjeneralëve në pension Ante Gotovina, Ivan Cermak dhe Mladen Markac, të cilë u përballën me pretendimet e kryerjes së krimeve të luftës gjatë një ofensive kroate në vitin 1995 e njohur si Operacioni Furtuna. Në qershor, prokuroria i kërkoi gjyqin të nxjerri një udhër detyrues lidhur me dorëzimin e dokumentave dhe ditareve të lidhura me aktivitetet e policisë speciale kroate gjatë Operacionit Furtuna në vitin 1995. Ambasadori kroat në Hollandë Frane Krinc u shpreh se kërkesa është "e panevojshme dhe e pabazuar", dhe se Zagrebi po bashkëpunon totalisht me gjykatën e Hagës. (B92, Tanjug, Hina - 19/07/08)