Oficerët e Ushtrisë Turke nën hetim

20/07/2008

ANKARA, Turqi -- Zyra e prokurorit ushtarak ka filluar një hetim mbi disa oficerë ushtrie lidhur me krijimin e një organizate të paligjshme, njoftoi të premten (18 korrik) e përditshmja Aksham. Kjo çështje mund të jetë e lidhur me hetimin e grupit laik të paqartë Ergenekon, i cili pretendohet se po komplotonte një goditje ndaj qeverisë pro-islamike. Sipas njoftimeve të shtypit, në vitin 2005 Agjencia Kombëtare e Inteligjencës hetoi më shumë se 20 oficerë të forcave ajërore të cilët pretendoheshin se kanë konspiruar për të krijuar një organizatë të paligjshme. Shtabi i Përgjithshëm Turk e përshkroi historinë si "një përpjekje e disa qarqeve të portretizojë ushtrinë si një armik të shtetit". (Hurryiet, Zaman, Milliyet, Poligazette - 19/07/08, Aksham - 18/07/08)