Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Greqia bllokon gazetarët maqedonas të hyjnë në territorin e saj

20/07/2008

ATHINË, Greqi -- Autoritetet e kufirit të Greqisë refuzuan të shtunën (19 korrik) të lejojnë një grup gazetarësh maqedonas të hynin në vend, njoftoi media maqedonase. Gazetarët e televizioneve dhe gazetave donin të filmonin tubimin e refugjatëve të mbas Luftës së Dytë Botërore nga Maqedonia e Egjeut në fshatërat e veriut të Follorinës dhe Melitit. Zyrtarët e kufirit i thanë gazetarëve se atyre i mungonte akreditimi i duhur për të hyrë në Greqi. Herët të shtunën, stacionet greke të televizioneve të cilat dëshiruan të filmonin festimin e refugjatëve maqedonas të Egjeut në Shkup nuk u lejuan të hynin në Maqedoni.

Kryeministri Kostas Karamanlis ka refuzuar fuqishëm zhvillimet e diskutimeve mbi ekzistencën e një minoriteti maqedonas në Greqi. "Nuk ka dhe nuk do të ketë një minoritet maqedonas në Greqi," tha ai. Deklarata e tij erdhi si përgjigje ndaj një letre nga kryeministri maqedonas Nikola Gruevski, i cili i bëri thirrje Athinës të njohi minoritetin maqedonas në vend.

Në lajmet e tjera, dy senatorë amerikanë po vonojnë emërimin e Filip Reker si ambasador i Maqedonisë, për shkak të debatit të emrit në vazhdim midis Maqedonisë dhe Greqisë. Burimet i identifikuan ligjvënësit si republikania Olimpia Snoue dhe demokrati Robert Menendez. AP citoi një letër, e dërguar nga zyra e Snoue për Sekretaren e Përgjithshme Kondolesa Rais, që kritikon administratën e Bush për njohjen e Maqedonisë si "Republika e Maqedonisë" në vitin 2004. (Makfax, A1, Dnevnik, Mina, Kathimerini, ANA-MPA, Philelefteros - 19/07/08, AP, A1, USA Today, In.news, Phileleteros - 19/07/08)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes