20/07/2008
BEOGRAD, Serbi -- Ministri i jashtëm Vuk Jeremiç tha të shtunën (19 korrik) se ai protestoi tek Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Bank Ki-mon lidhur me fillimin e rikonfiguracionit të UNMIK pa miratimin e Beogradit në një takim të premten. Nëse rikonfiguracioni është i nevojshëm për të gjithë, atëhere Beogradi duhet të jetë pjesë e këtyre negociatave, tha ai. Jeremiç lajmëroi se ai do të ftojë shefin e UNMIK Lamberto Zannier të vizitojë Beogradin javën e ardhshme. Diplomati serb sugjeroi se një raund i ri bisedimesh midis Serbisë dhe OKB-së kanë për qëllim arritjen e një marrëveshje mbi praninë ndërkombëtare në Kosovë. Beogradi nuk do të ndryshojë qëndrimin e tij mbi Kosovën për t'ju bashkuar BE-së, tha Jeremiç në një intervistë të shtunën për agjencinë e lajmeve Interfax. (B92, FoNet, Beta, Tanjug, Interfax - 19/07/08)