PKK lëshon alpinistët gjermanë të marrë peng

20/07/2008

ANKARA, Turqi -- Tre gjermanë, të marrë peng javën e kaluar nga anëtarët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), u liruan të dielën (20 korrik). Ministri i jashtëm Ali Babacan telefonoi homologun e tij gjerman, Frank-Walter Steinmeier, për ta informuar atë lidhur me lirimin. Militantët kurd i rrëmbyen alpinistët në 8 korrik si një masë ndëshkimore nga veprimeve të fundit në Berlin kundër shoqatave dhe mbështetësve të PKK-së në Gjermani.

Në lajmet e tjera, militantët e Partisë separatiste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) të nxjerrë jashtë ligjit qëlluan dhe vranë të premten katër njerëz dhe plagosën nëntë të tjerë në një sulm në një fshat në juglindjen e provincës së Bingol, njoftoi shtypi turk. Motivi i mundshëm ishte një hakmarrje midis fshatrave, tha guvernatori i Bingolit, Irfan Balkanlioglu. Dhjetë anëtarë të tjerë të PKK-së vdiqën duke luftuar me forcat e sigurisë në verilindjen e Turqisë të premten, gjashtë prej tyre në provincën e Siirt. (AFP, Reuters, Hurriyet - 20/07/08, Zaman, Hurryiet, Dogan news agency, AFP, Reuters - 19/07/08)