18/07/2008
ZAGREB, Kroaci -- Qeveria nënshkroi një marrëveshje të enjten (17 korrik) për të blerë dy fregata të përdorura detare nga kompania finlandeze Patria. Vlera totale e marrëveshjes është 10 milion euro. Porosia është pjesë e përpjekjeve të Kroacisë për të modernizuar flotën e vet dhe për ta sjellë atë në përputhje me standardet e NATO-s. Vendi mori një ftesë për t'u bashkuar me NATO në prill gjatë samitit të Aleancës në Bukuresht. Si pjesë e marrëveshjes së të enjtes, Patria ra dakord të trainojë detarët kroatë dhe të ofrojë teknologji e pjesë rezervë për dhjetë vitet e ardhshme. (AFP, HRT - 17/07/08)