18/07/2008
ATHINË, Greqi -- Policia ndali të enjten (17 korrik) më tepër se 100 emigrantë të paligjshëm nga Azia që thuhet se qenë fshehur në një varrezë pranë kufirit juglindor me Turqinë. Grupi përbëhej kryesisht nga njerëz prej Afganistanit, Pakistanit dhe Bangladeshit, që përpiqeshin të fshiheshin atje pasi kishin përdorur gomone për të kaluar nga Turqia në Greqi. Zyrtarët grekë të kufirit arrestuan një nga tre trafikantët e dyshuar që ndihmoi grupin. (Kathimerini - 18/07/08; AFP - 17/07/08)