18/07/2008
HAGË, Hollandë -- Dhoma e apelit e gjykatës së Hagës për krimet e luftës mbajti të enjten (17 korrik) dënimin e ish gjeneralit jugosllav Pavle Strugar për rolin e tij në bombardimin e qytetit kroat të Dubrovnikut në 1991. Strugar, 75 vjeç, mori një dënim tetë vjet burg në janar 2005 për përfshirjen e tij në një fushatë kundër civilëve. Prokurorët thonë se ai nuk ndali sulmin kundër qytetit megjithë se kishte informacion se ai do të ndodhte. Strugar ishte në komandë në ditën e bombardimit, i cili vrau dy vetë dhe shkaktoi dëme të mëdha. Ndërsa mbajti dënimin e tij, gjykatësit vendosën të enjten të reduktojnë dënimin e Strugar me gjashtë muaj për shkak të moshës dhe problemeve shëndetësore. (Vecernji List, RTS, Blic, AFP, AP, Reuters - 17/07/08)