18/07/2008
BEOGRAD, Serbi -- Ligjbërësit dështuan përsëri të enjten (17 korrik) të ratifikojnë Marrëveshjen e Stabilizimit dhe Shoqërimit (SAA) me BE, si edhe një marrëveshje energjitike me Rusinë dhe rezolutën e kabinetit mbi Kosovën. Masa të ndryshme proceduriale nisur nga opozita bllokuan shumicën e sesionit. Një çështje e madhe ishte propozimi nga koalicioni qeverisës për të diskutuar SAA dhe rezolutën e Kosovës së bashku, bazuar në marëdhëniet e tyre të ngushta, sipas anëtarëve të Partisë qeverisëse Demokratike (DS). Partitë opozitare i dolën kundra dhe bënë çmos të shtynin procedurën. Sesioni rinis të premten.
Gjithashtu të enjten, Sasha Vukadinoviç u emërua drejtori i ri i shërbimit të sigurimit kombëtar pas dorëheqjes së Rade Bullatoviç. Vukadinoviç ka përvojë të konsiderueshme në zbatimin e ligjit dhe ishte pjesë e operacionit Sabre të nisur pas vrasjes së marsit 2003 të kryeministrit Zoran Gjingjiç. (B92, Beta, Tanjug, Fonet, Blic - 17/07/08)