Sekretari i përgjithshëm i OKB-së thotë se UNMIK është i paaftë të kryejë me efektshmëri detyrat

18/07/2008

PRISHTINË, Kosovë -- Sekretari i përgjithshëm Ban Ki-mun tha të enjten (17 korrik) se bazuar në realitetin e ri në Kosovë, UNMIK nuk munde të kryejë më efektshmërisht detyrat e veta si një administratë kalimtare. Në raportin e tij mbi Kosovën, Ban tha se shpallja e pavarësisë nga Prishtina bëri të paaftë UNMIK dhe se misioni ka "ndryshuar me themel detyruar nga veprimet e ndërmarra nga autoritetet në Prishtinë dhe nga serbët e Kosovës". Ban ka udhëzuar përfaqësuesin e vet të posaçëm në Kosovë, Lamberto Zanieri të nisë rikonfigurimin e UNMIK në mënyrë që misioni të mund të përshtatet me situatën e re në terren. Këshilli i sigurimit i OKB-së do të debatojë raportin javën e ardhshme.

Në lajme të tjera të enjten, Agjensia e Anti-korrupsionit e Kosovës tha se ndërrmarrjet në pronësi publike kanë fajin në shumë raste për korrupsionin e dyshuar, pasuar nga qeveria dhe gjykatat si institucione publike. Në raportin e vet të rregullt gjashtë-mujor, agjensia tha se 68 raste korrupsioni regjistruar në gjysmën e parë të vitit shkaktuan humbje prej 6 milion euro në buxhet.

Një raport më vete lëshuar nga UNDP të enjten e rendiste Kosovën si rajonin më të varfër në Evropën Juglindore dhe me normën më të lartë të papunësisë. Rreth 53% e popullsisë jeton nën vijën e varfërisë, ndërsa norma e papunësisë është midis 45 dhe 50%. (Koha Ditore, Express, Lajm, Zeri - 18/07/08; RTS, RTK, Reuters, Kohavision, Tanjug - 17/07/08)