Raportuesi i Gjykatës Kushtetuese të Turqisë këshillon kundër ndalimit të AKP

17/07/2008

ANKARA Turqi -- Media turke thoshte të mërkurën (16 korrik) se raportuesi i Gjykatës Kushtetuese, Osman Çan tha në një raport se Partia qeverisëse për Drejtësi e Zhvillim (AKP) nuk duhet të ndalohet. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Hasim Kiliç njoftoi të mërkurën se anëtarët e gjykatës kishin marrë dokumentin jo-detyrues. Raportuesi gjykon se ndalimi i AKP do të ishte i shpërpjestuar në veprimet e veta pasi ajo nuk përbën një kërcënim real për karakterin sekular të shtetit, raportoi CNN Turk. Gjykata nuk ka ndjekur rekomndimin e raportuesit në vendimet kryesore të kohëve të fundit. (Sabah, Radikal, Zaman - 17/07/08, Hurryiet, CNN Turk, ANA-MPA, Kathimerini - 16/07/08)