17/07/2008
ANKARA, Turqi -- Partia pro-kurde e Shoqërisë Demokratike propozoi të mërkurën (16 korrik) uljen e pragut zgjedhor prej 10%. Po të miratohet, projekt-ligji do t'u lejojë partive që fitojnë të paktën 1% në zgjedhjet e përgjithshme, të marrin financim nga qeveria. Kritikët thonë se kufizimi bllokon përfaqësimin e rregullt në parlament. Ai gjithashtu prek partitë pro-kurde. (NTV - 17/07/08, Hurryiet, CNN Turk, Anadolu news agency - 16/07/08)