17/07/2008
ZAGREB, Kroaci -- Hanes Svoboda, raportuesi i Parlamentit Evropian për Kroacinë tha të mërkurën (16 korrik) se ai pret që vendi të bashkohet me BE në 2012 pavarësisht nga problemet e Bashkimit për ratifikimin e Traktatit të Lizbonës. Svoboda është në Zagreb për takimin të enjten me presidentin Stipe Mesiç, kryeministrin Ivo Sanader dhe kryetarin e parlamentit Luka Bebiç për të diskutuar përparimin e Kroacisë drejt anëtarësimit.
Ndërkohë, Mesiç i tha të martën së përditshmes së Parisit Le Figaro se ai pret që Kroacia të jetë gati për në BE në 2009, duke shtuar se nuk pret që kriza institucionale në vazhdim e BE të prekë ofertën e vendit. Kroacia shpreson të bashkohet me BE deri në 2011 më e shumta. "Ne do të shpejtojmë reformat e nevojshme dhe do të jemi në gjendje të mbyllim të gjitha kapitujt [negociues] deri në 2009," tha Mesiç.
Në lajme të tjera, së paku dy vetë druhen të vdekur dhe tetë morën plagë të mërkurën herët pasi një autobuz serb mori flakë në një udhëshpejtë në Kroacinë lindore pranë Staro Petrevo. Sipas infiormacionit paraprak, njëra nga rrotat e autobuzit u dogj duke bërë që mjeti të ndrronte drejtim drejt një pengese mbrojtëse dhe të merrte flakë. (RTS, Beta, AFP, Tanjug - 16/07/08; Vecernji List, HINA, AFP, Focus, AP - 15/07/08)