Crvenkovski i Maqedonisë nuk do të kërkojë term tjetër

17/07/2008

SHKUP, Maqedoni - Presidenti Branko Crvenkovski i tha gazetës Dnevnik të enjten (17 qershor) se nuk do të kërkojë term tjetër. Crvenkovski i cili kryeson opoizitën kryesore, Bashkimin Social Demokratik të Maqedonisë, tha se vendimi i tij është përfundimtar. "Kryerja e funksioneve presidenciale më bën të bashkëjetoj me qeverinë [drejtuar nga kryeministri Nikola Gruevski nga VMRO-DPMNE], dhe unë nuk jam dakord me të në shumë çështje," spjegoi Crvenkovski. Mandati i tij pesë-vjeçar mbaron në 2009. (Dnevnik, Utrinski Vesnik, Vecer - 17/07/08; A1 - 16/07/08)