15/07/2008
ATHINË, Greqi -- Një tërmet me magnitudë 6.3 të shkallës Rihter tronditi ishullin grek të Rodosit të martën (15 korrik). Një grua shkau në shkallë ndërsa përpiqej të ikte nga shtëpia dhe vdiq. Epiqendra e tërmetit u lokalizua në det, në jug të ishullit, 445 km larg Athinës. Banorët e ndjenë tërmetin anembanë Rodosit, Kretës, Santorinit dhe Samos si edhe në Qipro. Autoritetet nuk raportuan dëme të mëdha përveç një rrëshqitje dheu dhe një seri ndërprerjesh energjie. (ANA-MPA, ERT, In.news, Kathimerini, Naftemporiki, SKAI, CNA, Philelefteros - 15/07/08)